Euro 2024/Portugali-Slloveni 0-0, mbyllet koha e rregullt. Sfida shkon në shtesa

Koha e rregullt në ndeshjen Portugali-Slloveni nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa tashmë do të luhen edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin. Portugezët, me në krye Ronaldon, i cili qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, nuk mundën të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta për shënim. Në […]

Korrik 1, 2024 - 23:15
 0
Euro 2024/Portugali-Slloveni 0-0, mbyllet koha e rregullt. Sfida shkon në shtesa

Koha e rregullt në ndeshjen Portugali-Slloveni nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa tashmë do të luhen edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin.

Portugezët, me në krye Ronaldon, i cili qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, nuk mundën të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta për shënim.

Në anën tjetër, Sllovenia u kthye në një mur të pakalueshëm dhe tentoi që të rrezikonte vetëm me anë të kundërsulmit, në një prej të cilëve Sesko u shfaq i vetëm me portierin portugez, por nuk mundi të realizonte.

Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet në çerekfinale të Kampionatit Europian me Francën, e cila fitoi 1-0 ndaj Belgjikës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.