Dramë me Ronaldon aktor kryesor, por Portugalia shpëtohet nga Diogo Costa

Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024 pasi ka arritur të mposht vetëm pas penalltive Sllovakinë, teksa 120 minutat e lojës u mbyllën 0-0. *** Koha e rregullt në ndeshjen Portugali-Slloveni nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa tashmë po luhen edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin. Portugalia […]

Korrik 2, 2024 - 00:05
 0
Dramë me Ronaldon aktor kryesor, por Portugalia shpëtohet nga Diogo Costa

Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024 pasi ka arritur të mposht vetëm pas penalltive Sllovakinë, teksa 120 minutat e lojës u mbyllën 0-0.

***

Koha e rregullt në ndeshjen Portugali-Slloveni nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa tashmë po luhen edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin. Portugalia fitoi një penalltinë në fundin e pjesës së parë prej 15 minutash, të cilën e ekzekutoi Ronaldo, por e priti Oblak. Portugezi shpërtheu menjëherë në lot.

Portugezët, me në krye Ronaldon, i cili qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, nuk mundën të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta për shënim.

Në anën tjetër, Sllovenia u kthye në një mur të pakalueshëm dhe tentoi që të rrezikonte vetëm me anë të kundërsulmit, në një prej të cilëve Sesko u shfaq i vetëm me portierin portugez, por nuk mundi të realizonte.

Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet në çerekfinale të Kampionatit Europian me Francën, e cila fitoi 1-0 ndaj Belgjikës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.