Përleshje mes karteleve të drogës, zbulohen 20 viktima në Meksikë

Autoritetet meksikane konfirmuan zbulimin e 20 trupave në komunën e La Concordia, Chiapas, pas një videoje që qarkulloi në rrjetet sociale, në të cilën individë që identifikoheshin si anëtarë të kartelit Sinaloa morën përgjegjësinë për vrasjet. Nga hetimet paraprake mësohet se masakra ka ndodhur gjatë një konflikti mes grupeve kriminale të kartelit Sinaloa dhe atyre […]

Korrik 2, 2024 - 08:40
 0
Përleshje mes karteleve të drogës, zbulohen 20 viktima në Meksikë

Autoritetet meksikane konfirmuan zbulimin e 20 trupave në komunën e La Concordia, Chiapas, pas një videoje që qarkulloi në rrjetet sociale, në të cilën individë që identifikoheshin si anëtarë të kartelit Sinaloa morën përgjegjësinë për vrasjet.

Nga hetimet paraprake mësohet se masakra ka ndodhur gjatë një konflikti mes grupeve kriminale të kartelit Sinaloa dhe atyre të Chiapas-it dhe Guatemalës, të cilët po konkurrojnë për kontroll në këtë zonë kufitare.

Ngjarjet ndodhën më 26 qershor, por vetëm të hënën e 1 korrikut, autoritetet erdhën për të hequr trupat.

Karteli Chiapas dhe Guatemala Cartel është një grup kriminal i lidhur me Kartelin Jalisco Nueva Generación.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.