Askush si Diogo Costa, heroi i Portugalisë vendos rekord në kampionatet evropiane

Diogo Costa ishte heroi i takimit mes Portugalisë dhe Sllovenisë, teksa pasi shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit në fund të shtesave, priti edhe penalltitë e sllovenëve, duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e turneut. Portieri portugez vendosi një rekord të ri sa i përket një kompeticioni si Kampionati Europian. […]

Korrik 2, 2024 - 09:15
 0
Askush si Diogo Costa, heroi i Portugalisë vendos rekord në kampionatet evropiane

Diogo Costa ishte heroi i takimit mes Portugalisë dhe Sllovenisë, teksa pasi shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit në fund të shtesave, priti edhe penalltitë e sllovenëve, duke siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e turneut.

Portieri portugez vendosi një rekord të ri sa i përket një kompeticioni si Kampionati Europian. 24-vjeçari u bë i pari në historinë e këtij turneu që arrin të presë tre penallti në një seri gjuajtjesh nga pika e bardhë.

Në të kaluarën ka pasur raste kur janë gabuar tre 11-metërsha, por në asnjë nga këto raste nuk ka qenë portieri ai i cili kishte ndalur goditjet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.