Atentat në Athinë, viktima qëllohet teksa po lëvizte me makinë

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Neo Psychiko ku mbeti i vdekur një burrë që po lëvizte me makinë. Sipas “Protothema.gr”, atentati ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makina tip “BMW ” ngjyrë gri me të cilën po udhëtonte viktima ndodhej në kryqëzimin e […]

Korrik 2, 2024 - 09:30
 0
Atentat në Athinë, viktima qëllohet teksa po lëvizte me makinë

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Neo Psychiko ku mbeti i vdekur një burrë që po lëvizte me makinë.

Sipas “Protothema.gr”, atentati ka ndodhur rreth orës 08:30 kur makina tip “BMW ” ngjyrë gri me të cilën po udhëtonte viktima ndodhej në kryqëzimin e rrugëve ‘Kreta’ dhe ‘25 Marsi’.

Më pas një person i panjohur ka kaluar pranë vendit me motomjet dhe ka hapur zjarr.

Shënjestra mbeti i vdekur në vend, ndërsa autori është në arrati.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.