“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, gafa e modeles shqiptare për humbjen e Ismail Kadaresë

Të paktë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që nuk i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ismail Kadares nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në Instagram. Aktorë, këngëtarë, moderatorë e deri te modelet, foto e Ismail Kadares padyshim ishte më e postuara nga VIP-at shqiptarë ditën e djeshme. Por mes gjithë këtyre lotëve në Instagram, […]

Korrik 2, 2024 - 10:10
 0
“Pusho në paqe Dritëro Agolli”, gafa e modeles shqiptare për humbjen e Ismail Kadaresë

Të paktë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që nuk i kanë dhënë lamtumirën e fundit Ismail Kadares nëpërmjet një postimi në profilin e tyre në Instagram.

Aktorë, këngëtarë, moderatorë e deri te modelet, foto e Ismail Kadares padyshim ishte më e postuara nga VIP-at shqiptarë ditën e djeshme.

Por mes gjithë këtyre lotëve në Instagram, nuk ka munguar edhe një gafë. Ish-Miss Universe Albania 2015, Megi Luka e ka ngatërruar Kadarenë me autorin e mirënjohur, Dritëro Agolli.

Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”. Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur dhe 7 vite pas ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.