Moti i keq në Zvicër, 4 persona të zhdukur

Katër persona janë ende të zhdukur në Zvicrën juglindore pasi moti i keq goditi rajonin gjatë fundjavës, duke e rritur numrin në katër

Korrik 2, 2024 - 10:30
 0
Moti i keq në Zvicër, 4 persona të zhdukur

Katër persona janë ende të zhdukur në Zvicrën juglindore pasi moti i keq goditi rajonin gjatë fundjavës, duke e rritur numrin në katër të vdekur dhe gjashtë të zhdukur në vend, thanë autoritetet.

Sipas policisë së kantonit Ticino – ku lugina Maggia u prek rëndë të shtunën nga shirat e rrëmbyeshëm – katër personat e zhdukur janë dy gra dhe dy burra.

Hetimet po vazhdojnë, sqarohet në një deklaratë të lëshuar dje, të hënën, në mbrëmje. Tre persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu që ndodhi gjatë fundjavës në këtë kanton të Zvicrës juglindore.

Fati i një burri ishte tashmë i panjohur. Në kantonin fqinj të Valais, në jugperëndim, një person vdiq në qytetin Saas-Grund, një shtetas gjerman 67-vjeçar i cili u bllokua nga ujërat dhe u mbyt në bodrumin e një hoteli në qytet.

Një tjetër burrë është ende i zhdukur në atë qark, sipas autoriteteve. Ndërsa lumi Maggia fshiu një urë pranë Cevios, pjesa e sipërme e luginës nuk është më e aksesueshme përveçse me avion dhe ushtria është mobilizuar për të rivendosur shpejt aksesin në rrugë.

Dje, të hënën, në një pjesë të luginës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm. Në kantonin Valais, reshjet e shiut dhe vërshimi i Rhône shkaktuan dëme materiale shumë të konsiderueshme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.