Aksidenti tragjik në Këlcyrë ku vdiqën 7 emigrantët dhe shoferi, arrestohet organizatori 24-vjeçar (EMRI)
Stiviljano Ndou 24-vjeç është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar. I riu ishte një nga katër
Stiviljano Ndou 24-vjeç është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.
I riu ishte një nga katër persona që kishin organizuar trafikun e 7 emigrantëve nga Pakistani të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Këlcyrë më 4 prill. Ndërsa 2 të tjerët, A. Gj. dhe R. D., u arrestuan më datë 03.04.2024. Edhe shoferi, Edison Bregaj, që po transportonte emigrantët kishte organizuar trafikun bashkë me 3 të tjerët, por ai humbi jetën në aksidentin tragjik.
24-vjeçari Stivljano Ndou që ra në pranga, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa në momentin e lokalizmit ka tentuar që t’u ikë uniformave blu me motorin me të cilin po lëvizte në qytetin e Shkodrës.
“Si rezultat i kërkimeve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, me qëllim kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për rastin e datës 02.04.2024, kur në një aksident rrugor, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, humbën jetën 8 shtetas, 7 emigrantë nga Pakistani dhe drejtuesi i automjetit me të cilin transportoheshin ata, në kundërshtim me ligjin, u mundësua lokalizimi në Shkodër, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Stivljano Ndou, 24 vjeç, banues në Shkodër“, njofton policia.
Ndaj tij rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Bashkë me tre të tjerët, 24-vjeçari kishte organizuar kundrejt pagesës trafikun e emigrantëve nga Pakistani./vizionplus.tv
What's Your Reaction?