U kap me kallashnikov, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,
Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16”.
Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?