Shqiptarët zgjedhin lekun para euros, BSH: Kredimarrja në monedhën vendase u rrit me 4% gjatë vitit të kaluar

Bizneset dhe qytetarët në Shqipëri janë orientuar në marrjen e huave në monedhën kombëtare. Sipas raportit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit të kaluar ka pasur një ndryshim të tendencës së kredive që jepen në lekë duke tejkaluar ato në valutë, kryesisht në euro. Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin […]

Korrik 2, 2024 - 16:45
 0
Shqiptarët zgjedhin lekun para euros, BSH: Kredimarrja në monedhën vendase u rrit me 4% gjatë vitit të kaluar

Bizneset dhe qytetarët në Shqipëri janë orientuar në marrjen e huave në monedhën kombëtare. Sipas raportit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit të kaluar ka pasur një ndryshim të tendencës së kredive që jepen në lekë duke tejkaluar ato në valutë, kryesisht në euro. Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin 2023, në ndryshim nga viti 2022, evidenton se kredia në lekë ka peshën më të madhe në totalin e kredisë me 53.7% duke pësuar një rritje me 4 %.

Ndërkohë që pesha e portofolit të kredisë në valutë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë evidenton një rënie krahasuar me vitin 2022 .Ky fenomen është ndikuar nga efektet e kursit të këmbimit. Gjatë vitit të kaluar monedha europiane ka pasur luhatje të forta duke pësuar një dobësim me gati 13 pikë. Ndërkohë një ndër sektorët që kanë marrë më shumë mbështetje nga bankat rezulton të jetë tregtia.

Sipas Bankës së Shqipërisë struktura e kredisë sipas sektorëve të ekonomisë për vitin 2023, evidenton kreditim më të madh të bizneseve kundrejt individëve.

Sektorët më të kredituar të ekonomisë vazhdojnë të mbeten “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me një peshë prej 30.3% të portofolit, pasuar nga sektori i “Ndërtimit” me një peshë prej 17.3% dhe sektori i “Industrisë përpunuese” me një peshë prej 12.4%.

Analiza e kredisë sipas llojit të subjektit evidenton një përqendrim më të lartë në sektorin privat, rreth 60.8%.Edhe kredia për individë rezulton në rritje me 23 miliardë lekë ndërsa huaja dhënë sektorit publik ka regjistruar një rënie me 8.4 miliardë lekë .

Kreditimi sipas monedhave në 2023:

Kredia në lekë 53.7%

Kredia në valutë 46.3%/se

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.