Rreth 500 të arrestuar, protesta të dhunshme në Turqi kundër refugjatëve sirianë, si nisën trazirat

Gjithsej 474 arrestime janë bërë, deri më tani, në Turqi në vazhdën e incidenteve dhe sulmeve që ndodhën në të paktën dhjetë qytete turke kundër refugjatëve sirianë. Protestuesit e zemëruar bastisën dyqanet në pronësi të refugjatëve sirianë dhe dogjën disa automjete në qytet. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi dhunën, e cila nisi me pretendimin […]

Korrik 2, 2024 - 18:15
 0
Rreth 500 të arrestuar, protesta të dhunshme në Turqi kundër refugjatëve sirianë, si nisën trazirat

Gjithsej 474 arrestime janë bërë, deri më tani, në Turqi në vazhdën e incidenteve dhe sulmeve që ndodhën në të paktën dhjetë qytete turke kundër refugjatëve sirianë.

Protestuesit e zemëruar bastisën dyqanet në pronësi të refugjatëve sirianë dhe dogjën disa automjete në qytet. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi dhunën, e cila nisi me pretendimin se një shtetas sirian kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë në Kayseri, si “vandalizëm”.

Megjithatë, protestat u përshkallëzuan dhe u organizuan mitingje në disa qytete turke, nën thirrjet: “Turqia është e turqve!” ose “Ne nuk duam më sirianë!”. Si kundërpërgjigje, ka pasur sulme kundër turqve në Siri, ku janë sulmuar kamionët turq apo janë grisur flamujt e Turqisë.

Turqia zyrtarisht pret më shumë se 4.5 milionë refugjatë, duke përfshirë 3.2 milionë refugjatë sirianë, por mendohet se numri real është shumë më i lartë./SE

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.