Holanda në festë, siguron çerekfinalen e Europianit, thyen Rumaninë

Holanda është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit 0-3 ndaj Rumanisë. “Tulipanët” e nisën ndeshjen në sulm, duke ushtruar presion që në minutat e para. Ekipi i Koeman gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të, falë Gakpo, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Simons.  Holandezët patën mundësi që të dyfishojnë […]

Korrik 2, 2024 - 20:10
 0
Holanda në festë, siguron çerekfinalen e Europianit, thyen Rumaninë

Holanda është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit 0-3 ndaj Rumanisë. “Tulipanët” e nisën ndeshjen në sulm, duke ushtruar presion që në minutat e para.

Ekipi i Koeman gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të, falë Gakpo, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Simons.  Holandezët patën mundësi që të dyfishojnë shifrat brenda fraksionit, gjithsesi nuk kishin shënjestrën e duhur.

Në pjesën e dytë, goli i Gakpo dërgoi shifrat në 0-2, por gëzimi ishte i përkohshëm pasi goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Gjithsesi, dopieta e  Malen vendosi një herë e mirë fatin e takimit. Holanda sfidon fituesin e çiftit Austri-Holandë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.