I akuzuar për trafik droge, 36-vjeçari shqiptar rrezikon dënimin kapital në Kinë! Ministri Hasani nis bisedimet për t’i shpëtuar jetën

Një shtetas shqiptar rrezikon dënimin kapital në Kinë. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një i ri shqiptar i cili është

Korrik 2, 2024 - 21:00
 0
I akuzuar për trafik droge, 36-vjeçari shqiptar rrezikon dënimin kapital në Kinë! Ministri Hasani nis bisedimet për t’i shpëtuar jetën

Një shtetas shqiptar rrezikon dënimin kapital në Kinë. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një i ri shqiptar i cili është arrestuar sëbashku me një grup filipinez, kinezë dhe tajlandezë për trafik droge në Kinë rrezikon të marrë dënimin kapital.

Ka qenë prorkurori i çështjes në Kinë, i cili ka kërkuar dëbim kapital për të arrestuarit, mes tyre përfshirë edhe shqiptarin.

Të njëjtat burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është K.K 36-vjeç me origjinë nga një qytet jugor në Shqipëri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë shqiptare me anë të Minsitrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili ka nisur kontaktet me autoritetet kineze për të bërë të pamundurën për të evituar dënimin kapital të shetasit shqiptar.

Në përgjigje për Vizion Plus bëhet me dije se Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i përcolli të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, ndjeshmërinë e lartë që ka për qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, për gjykimin që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou (Provinca Guangdong), në ngarkim të shtetasit shqiptar.

Gjithashtu letra e Ministrit Hasani i ka shkuar edhe homologut të tij kinez.

Në përgjigje të kërkesës tuaj ju bëjmë me dije se, gjatë takimit,  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i përcolli të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Ëu Hongbo, ndjeshmërinë e lartë që ka për qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, për gjykimin që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou (Provinca Guangdong), në ngarkim të shtetasit shqiptar. Duke kërkuar respektim të të gjithë të drejtave të shtetasit në fjalë, në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor, pala shqiptare i kërkoi autoriteteve kineze të evitohet aplikimi i dënimit kapital.

Kjo kërkesë i është përcjellë me herët edhe Ministrit të Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, nga homologu i tij shqiptar përmes një letre zyrtare.  MEPJ do të vazhdojë të ndjekë me prioritetin maksimal këtë çështje”, thuhet në reagimin e MEPJ për Vizion Plus.

/vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.