Mjekja e pezulluar e Onkologjikut: E dija që i çonin pacientët me kancer tek privati, por unë jam qelibare…

Mjekja Alketa Imeri Pere, e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ka mohuar të ketë lidhje me dërgimin e pacientëve në spitalin privat “Megis”. Ajo u shpreh në “Top Story” se nuk i ka thënë ka thënë asnjëherë pacientëve të shkojnë tek privati. “Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra […]

Korrik 2, 2024 - 22:00
 0
Mjekja e pezulluar e Onkologjikut: E dija që i çonin pacientët me kancer tek privati, por unë jam qelibare…

Mjekja Alketa Imeri Pere, e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ka mohuar të ketë lidhje me dërgimin e pacientëve në spitalin privat “Megis”.

Ajo u shpreh në “Top Story” se nuk i ka thënë ka thënë asnjëherë pacientëve të shkojnë tek privati.

“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.

I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.