Lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë Shkodër, policia: Nuk ka të lënduar

Vendoset lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, në lagjen “Tepe”, ku në derën e banesës së oficerit V.Zh, është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po vijon hetimet për […]

Korrik 3, 2024 - 08:40
 0
Lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë Shkodër, policia: Nuk ka të lënduar

Vendoset lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, në lagjen “Tepe”, ku në derën e banesës së oficerit V.Zh, është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit  V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.