Kthehet Artan Didi, kërkon të drejtojë Gardën e Republikës

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka konkurruar për drejtimin e Gardës e Republikës. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Artan Didi është mes 6 emrave aplikues për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës. Dritan Osmani, Emral Onuzi, Jona Lamko, Klajdi Hajderinaj dhe Krenar Çerçani janë emrat e […]

Korrik 3, 2024 - 11:10
 0
Kthehet Artan Didi, kërkon të drejtojë Gardën e Republikës

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka konkurruar për drejtimin e Gardës e Republikës.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Artan Didi është mes 6 emrave aplikues për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës.

Dritan Osmani, Emral Onuzi, Jona Lamko, Klajdi Hajderinaj dhe Krenar Çerçani janë emrat e tjërë që konkurojnë për atë pozicion.

Didi dha dorëheqjen si drejtor i Policisë së Shtetit më 32 mars të vitit 2015. Aso kohe u tha se shkak për largimin u bë shkelja e procedurave ligjore të Shefit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe vartëses së tij, Loreta Alla, të arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çështjen e ekstradimit të deputetit, Mark Frroku.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.