Gjendet mbi një ton lëndë shpërthyese në Danimarkë, humb jetën 52-vjeçari

Pothuajse një ton eksploziv dhe kimikate u gjetën në vendin e ngjarjes ku një 52-vjeçar u vra pranë Korsorit, rreth 100 kilometra në

Korrik 3, 2024 - 11:10
 0
Gjendet mbi një ton lëndë shpërthyese në Danimarkë, humb jetën 52-vjeçari

Pothuajse një ton eksploziv dhe kimikate u gjetën në vendin e ngjarjes ku një 52-vjeçar u vra pranë Korsorit, rreth 100 kilometra në perëndim të Kopenhagës në Danimarkë.

Më konkretisht, policia ka larguar gjatë natës nga vendi rreth 100 persona që jetonin në një perimetër prej 500 metrash rreth vendit të aksidentit, për të transportuar “sasi e madhe eksplozivi dhe produkte kimike” që u gjetën.

“Nuk bëhet fjalë për disa kilogramë, është pothuajse një ton. Nuk e dimë saktësisht se sa, kështu që padyshim që do t’i peshojmë dhe më pas do t’i shikojmë për të parë se çfarë është saktësisht“, tha oficeri i policisë Tom Trude për TV2.

Më herët policia bëri të ditur se një 52-vjeçar humbi jetën dje nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur rastësish”.

Burri me siguri po bënte fishekzjarre, tha oficeri i policisë për mediat daneze, duke theksuar se sipas gjetjeve fillestare nuk ishte lëshuar leje për një punë të tillë në vend. Banorët e evakuuar do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë ditës së sotme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.