Prag zgjedhjesh në Francë e Britani, votimi pritet të ndryshojë pushtetet në të dyja vendet

Dy nga vendet më të mëdha të Evropës Perëndimore, Francë dhe Britani e Madhe po gëlojnë përapra zgjedhjeve parlamentare të kësaj jave të

Korrik 3, 2024 - 12:25
 0
Prag zgjedhjesh në Francë e Britani, votimi pritet të ndryshojë pushtetet në të dyja vendet

Dy nga vendet më të mëdha të Evropës Perëndimore, Francë dhe Britani e Madhe po gëlojnë përapra zgjedhjeve parlamentare të kësaj jave të cilat pritet të ndryshojnë pushtetet në të dy vendet.

Në Francë fushata ka rinisur intensivisht pas fitores dërrmuese të së djathtës ektreme në raundin e parë.

Partia e qendrës në pushtet dhe të majtët po përpiqen me çdo kusht të parandalojnë marrjen e qeverisë nga Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen.

Për këtë arsye një numër i paprecedentë kandidatësh, më shumë se 220, të krahut të majtë dhe të qendrës janë tërhequr nga gara, për të favorizuar kandidatët e tyre që kanë më shumë shanse kundër atyre të Tubimit Kombëtar.

Ndërkohë në Britani, Laburistët opozitarë e kanë pothuajse të sigurt fitoren pas rezultateve rekord që arritën në zgjedhjet lokale të pak javëve më parë. Krytari i kësaj partie Keir Starmer ka fituar mbështetje të gjerë mes premtimeve për ekonominë dhe emigracionin.

Dështimi i konservatorëve me disa kryeministra të ndryshuar brenda pak vitesh po shihet gjithashtu si një arsye që votuesit të ndryshojnë kursin për herë të parë pas 14 vitesh. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.