Asgjësohen mbi 1600 bimë kanabis në Shkodër, policia identifikon autorët dhe prangos njërin

Policia e Shkodrës vijon kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut. Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” janë asgjësuar 1679 bimë

Korrik 3, 2024 - 13:45
 0
Asgjësohen mbi 1600 bimë kanabis në Shkodër, policia identifikon autorët dhe prangos njërin

Policia e Shkodrës vijon kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut. Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” janë asgjësuar 1679 bimë kanabis.

Një person është arrestuar, ndërsa vijon puna për arrestimin e një 17-vjeçari.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Statcionit të Policisë Theth, në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi Gj. M., banues në fshatin Gimaj;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një shtetas 17 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon punën;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Benë, u asgjësuan 1267 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.