Shfrytëzonin fëmijët për të lypur në zonën e plazhit, procedohen 3 persona në Durrës

Tre persona janë proceduar penalisht pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur. Policia bën me dije se fëmijë janë të

Korrik 3, 2024 - 16:40
 0
Shfrytëzonin fëmijët për të lypur në zonën e plazhit, procedohen 3 persona në Durrës

Tre persona janë proceduar penalisht pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur.

Policia bën me dije se fëmijë janë të moshave 1-3 vjeç dhe prindërit e tyre i detyronin të lypnin në zonën e plazhit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin nga prindërit e tyre, për të lypur në zonën e plazhit”, njofton policia.

Tre të proceduarit akuzohen për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.