Djali i Rudi Vatës mbyll aventurën te Celtic, i bashkohet klubit të njohur anglez

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Rocco, është gati për një aventurë të re pas shpërthimit te Celtic në Skoci. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se 19-vjeçari ka pranuar të transferohet në Angli te skuadra e Ëatford. Klubi anglez kërkon që të ngrihet në Premier League dhe duket se Rocco është […]

Korrik 3, 2024 - 17:05
 0
Djali i Rudi Vatës mbyll aventurën te Celtic, i bashkohet klubit të njohur anglez

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Rocco, është gati për një aventurë të re pas shpërthimit te Celtic në Skoci.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se 19-vjeçari ka pranuar të transferohet në Angli te skuadra e Ëatford. Klubi anglez kërkon që të ngrihet në Premier League dhe duket se Rocco është pjesë e projektit.

Ky operacion u krye për 200 mijë paund që shkuan në llogarinë e Celtic, ndërsa Vata do të kryejë vizitat mjekësore të enjten, që më pas do të firmosë dhe një kontratë deri në vitin 2028.

Për të ka pasur interes dhe nga Italia, me Bolognan dhe Comon që u përpoqën ta bindnin 19-vjeçarin, por duket se ai ka zgjedhur Anglinë si destinacionin e tij të ardhshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.