Dua Lipa zyrtarizon lidhjen me Callum Turner edhe në Instagram – publikon disa momente të lumtura të tyre

Dua Lipa dhe Callum Turner tashmë e kanë bërë publike romancën e tyre në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram. Pas disa muajsh dalje e raportime për jetën private, këngëtarja e “Houdini”, 28-vjeçare, ka konfirmuar lidhjen me aktorin britanik, 34-vjeç, teksa ka ndarë disa fotografi në Instagram. Në një moment, dyshja shihen të shtrirë në një […]

Korrik 3, 2024 - 18:30
 0
Dua Lipa zyrtarizon lidhjen me Callum Turner edhe në Instagram – publikon disa momente të lumtura të tyre

Dua Lipa dhe Callum Turner tashmë e kanë bërë publike romancën e tyre në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.

Pas disa muajsh dalje e raportime për jetën private, këngëtarja e “Houdini”, 28-vjeçare, ka konfirmuar lidhjen me aktorin britanik, 34-vjeç, teksa ka ndarë disa fotografi në Instagram.

Në një moment, dyshja shihen të shtrirë në një ambient të hapur dhe duke parë njëri-tjetrin në sy.

Kjo paraqitje e tyre vjen gjashtë muaj pasi u panë bashkë për herë të parë në premierën e “Masters of Air” në Londër.

Çifti u shfaq bashkë edhe në shumë evente si në pas-ndejën e Grammy, në BAFTA, në festën e Brit Awards si dhe në Gala Time 100.

Turner këto ditë ka qenë me artisten shqiptare në festivalin “Glastonbury”, ku ishte njëra nga performueset kryesore të ngjarjes.

Romanca e re e Duas vjen pak muaj pas ndarjes nga regjisori i famshëm, Romain Gavras.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.