Serbia nuk ndalet, arreston një person, ja për çfarë akuzohet

Policia serbe ka arrestuar një person (dyshohet shqiptar) të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë. Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç. Me anë të një lajmërimi për mediat, Ministria e Serbisë tha se në pranga është vendosur personi me inicialet F.K, […]

Korrik 3, 2024 - 19:25
 0
Serbia nuk ndalet, arreston një person, ja për çfarë akuzohet

Policia serbe ka arrestuar një person (dyshohet shqiptar) të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë.

Këtë lajm e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Me anë të një lajmërimi për mediat, Ministria e Serbisë tha se në pranga është vendosur personi me inicialet F.K, 56 vjeç.

Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë serbe në Koshare në maj 1999”, sipas Daçiç.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar për intervistim dhe procedim të mëtejshëm të Prokurorisë për krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftimin e MPB serbe.

Njoftimet janë disi të paqarta dhe nuk dihet se kur është arrestuar ky person.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.