Homoseksualiteti dënohet me burg në Kamerun, vajza e presidentit “trazon” rrjetin, poston foto duke puthur një grua

Vajza e presidentit të Kamerunit ka shpërndarë një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku puthet me një grua tjetër, duke shkaktuar reagime të ndryshme, pasi marrëdhëniet e të njëjtit

Korrik 3, 2024 - 20:50
 0
Homoseksualiteti dënohet me burg në Kamerun, vajza e presidentit “trazon” rrjetin, poston foto duke puthur një grua

Vajza e presidentit të Kamerunit ka shpërndarë një imazh në llogarinë e saj në “Instagram”, ku puthet me një grua tjetër, duke shkaktuar reagime të ndryshme, pasi marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme në këtë shtet.

26-vjeçarja, Brenda Biya, është “vajza e parë e Kamerunit”, siç shprehet në profilin e saj, në të cilin numëron mijëra ndjekës.

Në postim shihet 26-vjeçarja Brenda Biya duke përqafuar modelen braziliane Layyons Valença.

“Unë jam e çmendur për ty dhe dua që bota ta dijë,” shkroi Biya, duke shtuar një emoji zemre.

Babai 91-vjeçar i Brenda-s, Paul Biya, u bë president i Kamerunit në vitin 1982 dhe është një nga udhëheqësit më jetëgjatë të Afrikës.

Kameruni, megjithatë, është larg nga pranimi i marrëdhënieve të të njëjtit seks, me ata që janë të përfshirë në akte ose marrëdhënie të të njëjtit seks që përballen me deri në pesë vjet burg.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.