Elseid Hysaj shumë shpejt ‘sheik’, interes nga Katari dhe Arabia Saudite për mbrojtësin kuqezi

Pas tre vitesh, duket se aventurës së Elseid Hysajt me Lazion i ka ardhur fundi. Corriere della Sera bën me dije se klubi i Serie A po pret ofertat për 30-vjeçarin, teksa veç mbrojtësit shqiptar në shitje kanë dalë edhe Mandas, Isaksen dhe Castellanos. Lamtumira më e mundshme dhe e shpejtë është ajo e Elsi […]

Korrik 3, 2024 - 22:55
 0
Elseid Hysaj shumë shpejt ‘sheik’, interes nga Katari dhe Arabia Saudite për mbrojtësin kuqezi

Pas tre vitesh, duket se aventurës së Elseid Hysajt me Lazion i ka ardhur fundi. Corriere della Sera bën me dije se klubi i Serie A po pret ofertat për 30-vjeçarin, teksa veç mbrojtësit shqiptar në shitje kanë dalë edhe Mandas, Isaksen dhe Castellanos.

Lamtumira më e mundshme dhe e shpejtë është ajo e Elsi Hysaj, me Lazion që po pret oferta nga Katari dhe Arabia Saudite për të. Duket se shkodrani ka zgjuar interes në vendet e Gjirit dhe mund të bëhet shumë shpejt “sheik”.

Në rast se Lazio ia del të mbledhë disa miliona euro nga Hysaj, Lazio është gati të afrojë në ekip Juan Cabral nga Verona. I dalë nga moshat e Vllaznisë, Hysaj ka qenë pjesë e Empolit, Napolit dhe Lazios në Serie A.

85 ndeshje dhe 2 gola për mbrojtësin me Kombëtaren, teksa ishte pjesë edhe e Euro 2024 duke luajtur dy ndeshje dhe marrë shumë kritika.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.