Dasma kthehet në tragjedi, ekstremistët vrasin 40 persona dhe iu presin fytin

Të paktën 40 persona u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në një ceremoni martese në fshatin Djiguibombo në Mali. Sulmuesit mbërritën me motoçikleta dhe shumicave të viktimave iu prenë fytin. Në dasmë morën pjesë një numër i madh njerëzish. Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por ky sulm ndjek modelin […]

Korrik 4, 2024 - 09:10
 0
Dasma kthehet në tragjedi, ekstremistët vrasin 40 persona dhe iu presin fytin

Të paktën 40 persona u vranë në një sulm nga një grup i armatosur në një ceremoni martese në fshatin Djiguibombo në Mali. Sulmuesit mbërritën me motoçikleta dhe shumicave të viktimave iu prenë fytin.

Në dasmë morën pjesë një numër i madh njerëzish. Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por ky sulm ndjek modelin e atyre të kryera nga grupi ekstremist Jnim, i lidhur me Al-Kaedën, i cili shpesh synon rajonin.

“Ishte masakër, ata rrethuan fshatin ku kishte një dasmë… Kishte panik, disa njerëz arritën të iknin, por shumë u vranë, shumica burra,” tha një nga zyrtarët.

Grupet e lidhura me Al-Kaedën dhe ISIL-in kanë vepruar në Mali që nga viti 2015, duke pushtuar territore dhe duke i bërë pjesë të vendit të paqeverisshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.