VIDEO/ Skandal! Ish-ministri grek rreh punonjësin e aeroporti pse nuk e la të hipë në avion

Arroganca me pushtetin dhe pozitën nuk është një fenomen shqiptar, por mbarë ballkanik. Ish-ministri grek i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis ka dhunuar një punonjës

Korrik 4, 2024 - 13:15
 0
VIDEO/ Skandal! Ish-ministri grek rreh punonjësin e aeroporti pse nuk e la të hipë në avion

Arroganca me pushtetin dhe pozitën nuk është një fenomen shqiptar, por mbarë ballkanik. Ish-ministri grek i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis ka dhunuar një punonjës të aeroportit të Athinës, pasi ka lejuar avionin të ngrihet në ajër pa të në bord.

Mediat helene raportojnë se deputeti i partisë Demokracia e re Avgenakis ka shkuar në sportelin e aeroportit dhe ka nsiur të debatojë me tone të ashpra me punonjësin, pasi ky i fundit e ka informuar se nuk mund të hipte në bordin e avionit pasi ishte me vonesë pasi ishte mbytllur Gate.

Avgenakis kishte planifikuar që të udhëtonte drejt kretës, por edhe pse punonjësi i aeroportit e kishte thirrur tre herë emrin e ish-ministrit, ky i fundit nuk ka hipur në avion.

Pas ngjarjes, punonjësi 22-vjeçar ka deklaruar se do të ngrejë padi për dhunë ndaj ish-ministrit, por ky i fundit është përgjigjur se nuk ka asnjë problem pasi e mbron imuniteti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.