Ngjarje makabër në Itali, 57-vjeçari i pret kokën vëllait dhe e hedh nga ballkoni

Një 70-vjeçar u vra nga vëllai i tij teksa flinte në një mënyrë makabre, duke tronditur opinionin publik. Ngjarja është regjistruar pranë qytetit

Korrik 4, 2024 - 14:45
 0
Ngjarje makabër në Itali, 57-vjeçari i pret kokën vëllait dhe e hedh nga ballkoni

Një 70-vjeçar u vra nga vëllai i tij teksa flinte në një mënyrë makabre, duke tronditur opinionin publik. Ngjarja është regjistruar pranë qytetit të Benevento.

Disa orë pas një debati, autori vrau vëllain e tij duke i prerë kokën dhe menjëherë më pas i hodhi kokën nga ballkoni i shtëpisë ku ndodheshin.

Vrasësi quhet Benito, është 57 vjeç dhe pas vrasjes së rëndë, në një konfuzion të plotë, i ra ziles së një shtëpie fqinje dhe kërkoi të telefonohej policia.

Autori është dërguar në komisariatin e policisë vendore, ku ka pranuar autorësinë e krimit.

Viktima, pas daljes në pension dhe vdekjes së bashkëshortes, kishte vendosur të kthehej në fshatin ku lindi, Panarano, me shpresën, siç thoshin miqtë e tij, për të kaluar një pleqëri të qetë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.