Shpëtoi nga mbytja një grua, Bashkia e Pogradecit nderon qytetaren, përfiton rrogë shtesë

Kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka dhënë cerefikate mirënjohje punonjëses së ndërmarrjes së shërbimeve publike Berie Zykollari për aktin human të kryer vetëm pak ditë më parë duke shpëtuar nga mbytja në ujrat e liqenit të Ohrit nje 69-vjeçare. Gjithashtu kryebashkiaku Xhakolli për të njëjtin akt human ka vendosur për një rrogë shtesë per […]

Korrik 4, 2024 - 14:55
 0
Shpëtoi nga mbytja një grua, Bashkia e Pogradecit nderon qytetaren, përfiton rrogë shtesë

Kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka dhënë cerefikate mirënjohje punonjëses së ndërmarrjes së shërbimeve publike Berie Zykollari për aktin human të kryer vetëm pak ditë më parë duke shpëtuar nga mbytja në ujrat e liqenit të Ohrit nje 69-vjeçare.

Gjithashtu kryebashkiaku Xhakolli për të njëjtin akt human ka vendosur për një rrogë shtesë per Zykollarin e cila ka rastin e dytë human në shpëtimin e jetëve të njerëzve.

Vite më parë në të njëjtin liqen ka shpëtuar një 5 vjeçar. Akti i Berie Zykollari ka qenë lajmi me i mirëpritur në gjithë mediat përfshi dhe ato online por mbi të gjitha një akt heroik i mirëpritur për gjithë banorët e Pogradecit ku ajo jeton e punon.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.