Kur nis Seria A, sfidat e javës së parë

Është hedhur shorti i Serie A për sezonin e ardhshëm, i cili nis më 17 gusht dhe përfundon më 25 maj të vitit

Korrik 4, 2024 - 14:55
 0
Kur nis Seria A, sfidat e javës së parë

Është hedhur shorti i Serie A për sezonin e ardhshëm, i cili nis më 17 gusht dhe përfundon më 25 maj të vitit 2025.

Federata Italiane e Futbollit ka përcaktuar edhe sfidën hapëse, që do të jetë ajo mes “Emiljanë” të Bologna dhe “Bardhezinjve” të Udinese, që do të luhet në stadiumin e “Kuqebluve”, “Stadio Renato Dall’Ara”.

Ashtu si “Emiljanët”, edhe kampionët në fuqi të Italisë, Inter i pres një sfidë relativisht e vështirë, teksa do të duhet të përballen në transfertë me skuadrën e Genoa. Përballje më të lehta kanë Milan e Juventus, që do të përballen me Torino e Como, ndërsa Roma e Napoli vijojnë me transfertat, teksa ndeshen respektivisht me skuadrat e Cagliari e Verona.

Pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do të jenë plot 4, ndërkohë që vetëm në një rast do të luhet edhe në mesjavë, në javën e dhjetë, si dhe nuk do të ketë pushime dimërore, pasi skuadrat do të zbresin në fushë në datat 22-29 dhjetor dhe 5 janar, ndërsa Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, mes datave 3 dhe 7 janar 2025.

Ndërkaq, përballjet e “Derby della Madoninna”, mes Inter e Milan do të zhvillohet fillimisht në javën e 5-të ose më saktë në datën 22 shtator, megjithatë, sfidat e mëdha fillojnë më herët, që në javën e tretë, me përballje si Inter-Atalanta, Juventus-Roma e Lazio-Milan. “Derbi i Italisë”, mes Inter e Juventus është programuar më 27 tetor, ndërsa më 24 nëntor “Zonja e Vjetër” përballet me “Djajtë” e Milan.

Java e parë e Serie A, 17-18 gusht:

Bologna-Udinese

Cagliari-Roma

Empoli-Monza

Genoa-Inter

Verona-Napoli

Juventus-Como

Lazio-Venezia

Lecce-Atalanta

Milan-Torino

Parma-Fiorentina

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.