“Lind” Serie A 2024-2025, hidhet kalendari për sezonin e ri, derbi luhet në 22 shtator

Merr jetë zyrtarisht kampionati Italian për sezonin e ri 2024-2025.  Shorti i hedhur këtë të enjte përcaktoi ecurinë e 38 javëve të një

Korrik 4, 2024 - 15:45
 0
“Lind” Serie A 2024-2025, hidhet kalendari për sezonin e ri, derbi luhet në 22 shtator

Merr jetë zyrtarisht kampionati Italian për sezonin e ri 2024-2025.  Shorti i hedhur këtë të enjte përcaktoi ecurinë e 38 javëve të një prej ligave më të forta të Europës, dhe natyrisht më e dashura për shqiptarët e cila transmetohet në Tring.

Sezoni i ri do të nisë në datën 17 gusht dhe do të mbyllet në 25 maj të vitit të ardhshëm. Pushimet për shkak të impenjimeve të ekipeve kombëtare do të jenë nga data 2 deri në 10 shtator, nga 7 deri më 15 tetor, nga 11 deri më 19 nëntor 2024 dhe nga data 17 deri në 25 Mars 2025. Në vetëm një rast do të kemi ndeshje në mesjavë, konkretisht në javën e 10 të kampionatit, ndërkohë që nuk do të ketë pushime në fundvit por do të luhen sfida në fundjavat e 22 dhjetorit, 29 dhjetorit dhe 5 janarit.

Sa i takon kalendarit java e parë e cila nis në 17 gusht do ta shohë Interin kampion në fuqi të impenjuar në transfertën e Xhenoves, Milani e fillon në San Siro me Torinon, Juventus luan në shtëpi ndaj Komos së ringjitur në serinë A pas shumë vitesh mungesë, ndërsa Napoli luan në Beentegodi kundër Veronës. Sa i takon përplasjeve të mëdha, e para e rëndësishme është ajo e javës së 5 më 22 shtator, derbi i Milanos, Inter-Milan, javë në të cilën luhet edhe Juventus-Napoli.

Ndërkohë java e tretë në fillim të shtatorit do të ketë tre ndeshje shumë të bukura Inter-Atalanta, Juventus-Roma dhe Lazio-Milan. Derbi i Italisë Inter-Juventus  në fazën e parë do të luhet në 27 tetor në San Siro në javën e 9 të kampionatit. Po ashtu u përcaktuan edhe datat e Final Four të superkupës së Italisë e cila zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite dhe nis në 3 janar 2025. Vlen të theksohet fakti që serie A, kupa e Italisë dhe superkupa e Italisë do të jenë ekskluzivitet i platformës të paktën deri në vitin 2029.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.