Debati me Trump, Biden pranon dështimin: Kisha performancë të dobët!

Pas debatit të ndodhur disa ditë më parë, saktësisht në datën 27 Qershor mes Donald Trump dhe presidentit aktual Joe Biden, ky i

Korrik 4, 2024 - 17:15
 0
Debati me Trump, Biden pranon dështimin: Kisha performancë të dobët!

Pas debatit të ndodhur disa ditë më parë, saktësisht në datën 27 Qershor mes Donald Trump dhe presidentit aktual Joe Biden, ky i fundit ka pohuar se performanca e tij ishte mjaft e dobët, por në të njëjtën kohë ka mohuar zërat se do të largohet nga gara presidenciale. Biden është shprehur se do të vazhdojë të luftojë në garën zgjedhore.

Ai tha për mediet se bëri një gabim me performancën e tij gjatë debatit me ish-presidentin,  por u kërkoi votuesve që mos t’a gjykojnë.

Ka shumë spekulime se pas “dështimit” të Biden, ai do të linte garën në mes, por vetë presidenti tha se nuk do të garonte sërish nëse do të besonte se nuk do t’ia dilte, pra çka nënkupton se Biden jo vetëm se nuk tërhiqet nga gara, por shpreson se do të dalë triumfues në zgjedhjet e 5 Nëntorit.

Pavarësisht deklaratave të Biden, presioni për t’u larguar nga zgjedhjet është rritur, pasi shumë sondazhe sugjerojnë se epërsia e rivalit të tij republikan është zgjeruar.

Pas takimeve të të mërkurës në mbrëmje ishin vetëm tre guvernatorë demokratë të cilët pranuan përpara mediave se do ta mbështesin 82 vjeçarin Biden, pjesa tjetër kanë kërkuar publikisht largimin e tij. Mes personave kundër për kanditaturën e Biden ishin dhe zyrtarë të lartë amerikan.

Mediat e huaja raportojnë se Biden, përpara debatit me Biden i kishte thënë një aleati të paidentifikuar se ishte në dijeni se oferta e tij për rizgjedhje ishte në rrezik, por kjo nuk e ka penguar të heq dorë nga përballja me Trump-in dhe nga zgjedhjet.

Presidenti aktual Joe Biden dhe Donald Trump do të përballen në 5 nëntor secili për një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.