Grabitje si në filma, persona të maskuar sulmojnë mjetin e blinduar dhe marrin 3 milionë euro, djegin 6 makina për të ndalur policinë

Një makinë e blinduar është sulmuar ditën e sotme në autostradën që lidh Brindisin me Leçen, ku janë grabitur 3 milionë euro. Mediat

Korrik 4, 2024 - 17:15
 0
Grabitje si në filma, persona të maskuar sulmojnë mjetin e blinduar dhe marrin 3 milionë euro, djegin 6 makina për të ndalur policinë

Një makinë e blinduar është sulmuar ditën e sotme në autostradën që lidh Brindisin me Leçen, ku janë grabitur 3 milionë euro.

Mediat italiane raportojnë se në sulm kanë marrë pjesë 10 persona, të citët qëlluan disa herë me kallashnikov dhe dogjën dy makina dhe një furgon për të penguar forcat e policisë që të mos ndërhynin gjatë grabitjes.

Grabitje ishte e ngjashme me një skenar filmi, ku sulmuesit e maskuar si komando dhe të mirëinformuar për shumën e parave brenda mjetit e kanë ndalur atë dhe më pas kanë kryer grabitjen, ndërsa në krahun tjetër kanë djegur dy makina dhe një furgon që të mos lejonin policinë të futej.

Ndëkrohë gjatë ndjekjes kanë djegur edhe tre makina të tjera për të penguar policinë që t’i arrinte. Mediat raportojnë se policia ka mundur të rekuperojë vetëm 300 euro në kartëmonedha gjatë ndjekjes së autorevë nëpër rrugët e fshatrave.

Hetuesit po mbledhin të dhënat dhe kanë mbetur të tronditur, pasi autorët që kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.

Gjithashtu bëhet me dije se asnjë ga rojet që ndodheshin në mjetine  blinduar nuk kanë pësuar lëndime.

Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D’Attis i kërkoi ministrit të Brendshëm të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen.

Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e ministrit, i cili “i dha një përgjigje të shpejtë”, me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se “akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.