Skenar filmash në rrugët e Italisë/ Sulmuan mjetin e blinduar dhe u vunë flakën 6 makinave që të pengonin policinë. Autorët grabitën 3mln euro dhe…
Në një sulm të organizuar mirë, një grup deri në 10 persona sulmuan dhe grabitën automjetet e blinduar që transportonin 3 milionë euro në zonën e Puglias në Itali. Grabitja ndodhi në autostradën që lidh Brindisin me Leccen nga persona të armatosur të maskuar si forca komando. Policia italiane bëri të ditur se personat e […]
Në një sulm të organizuar mirë, një grup deri në 10 persona sulmuan dhe grabitën automjetet e blinduar që transportonin 3 milionë euro në zonën e Puglias në Itali.
Grabitja ndodhi në autostradën që lidh Brindisin me Leccen nga persona të armatosur të maskuar si forca komando. Policia italiane bëri të ditur se personat e përfshirë në grabitje qëlluan disa herë me kallashnikovë dhe dogjën dy makina e një furgon në rrugën përballë për të penguar ndërhyrjen e forcat e rendit.
Grabitësit i vunë flakën gjashtë automjeteve dhe u larguan në fshatrat përreth ku policia gjeti 300 euro në kartëmonedha, që siç duket i përkasin plaçkës së vjedhur. Rruga nacionale 613 u mbyll përkohësisht për trafikun në të dy drejtimet, ndërsa hetuesit në vendngjarje p;on mbledhin të dhënat dhe kanë mbetur të tronditur, pasi autorët që kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.
Nga konstatimet e para të policisë rezulton se nuk ka pasur të lënduar në mesin e rojeve të sigurisë që ndodheshin brenda mjetit të blinduar. Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D’Attis i kërkoi ministrit të Brendshëm të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen.
Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e ministrit, i cili “i dha një përgjigje të shpejtë”, me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se “akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten”.
What's Your Reaction?