Zjarri në Llogora, Agjencia e Mbrojtjes Civile apel qytetarëve: Shmangni kalimin në zonë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që kanë në plan të frekuentojnë Jugun e vendit. Një zjarr i madh ka rënë në zonë dhe për pasojë rruga është mbuluar me tym. Qytetarëve u kërkohet të shmangin këtë aks rrugor. “Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri […]

Korrik 4, 2024 - 20:15
 0
Zjarri në Llogora, Agjencia e Mbrojtjes Civile apel qytetarëve: Shmangni kalimin në zonë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që kanë në plan të frekuentojnë Jugun e vendit.

Një zjarr i madh ka rënë në zonë dhe për pasojë rruga është mbuluar me tym. Qytetarëve u kërkohet të shmangin këtë aks rrugor.

“Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.