Nuk pranuan të eliminonin rebelët, dënim me vdekje për 23 ushtarë në Kongo
25 ushtarë në Republikën Demokratike të Kongos u dënuan me vdekje pasi braktisën betejat kundër rebelëve famëkeq M23 në lindje të vendit të goditur nga konflikti. Ushtarët, u shpallën gjithashtu fajtorë për vjedhje nga gjykata ushtarake pasi morën disa mallra nga dyqanet në një fshat pranë, pasi braktisën pozicionet e tyre Në mars, qeveria hoqi […]
25 ushtarë në Republikën Demokratike të Kongos u dënuan me vdekje pasi braktisën betejat kundër rebelëve famëkeq M23 në lindje të vendit të goditur nga konflikti.
Ushtarët, u shpallën gjithashtu fajtorë për vjedhje nga gjykata ushtarake pasi morën disa mallra nga dyqanet në një fshat pranë, pasi braktisën pozicionet e tyre
Në mars, qeveria hoqi një moratorium në fuqi për më shumë se 20 vjet, për dënimin me vdekje, pasi ministri i drejtësisë përmendi nevojën për të hequr “tradhtarët” nga ushtria.
Përveç 25 të dënuarve me vdekje, një ushtar u dënua me 10 vjet burg dhe një tjetër u shpall i pafajshëm.
Në maj, një gjykatë ushtarake në qytetin e Gomës dënoi me vdekje 8 ushtarë për “dezertim” gjatë luftimit të forcave rebele.
Rebelët M23 gjatë ditëve të fundit kanë marrë kontrollin në disa qytete, duke përfshirë qytetin strategjik të Kanyabayonga.
What's Your Reaction?