Refuzoi ftesën për punë në Top Arena, Heidi zbulon troç arsyen

Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa kjo e fundit e refuzoi. Ndonëse nuk pati asnjë reagim nga askush, kjo ishte e vërtetë dhe arsyen se përse Heidi e refuzoi ofertën e kërkoi live sot në ‘Top Arena’, ku Heidi […]

Korrik 4, 2024 - 20:50
 0
Refuzoi ftesën për punë në Top Arena, Heidi zbulon troç arsyen

Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top Arena”, ndërsa kjo e fundit e refuzoi.

Ndonëse nuk pati asnjë reagim nga askush, kjo ishte e vërtetë dhe arsyen se përse Heidi e refuzoi ofertën e kërkoi live sot në ‘Top Arena’, ku Heidi ishte e ftuar.

“Pse ti e refuzove… se këtu më mbytëm mediat atëherë…’Heidi i thotë jo Manushit’ titujt, u kënaq gjithë dynjaja” – u shpreh Manushi.

“Unë e vlerësoj shumë, por erdhi shumë shpejt oferta. Kisha nevoje të qartësohesha sepse mua jeta pas kësaj eksperience më ka ndryshuar 3 herë. Jeta në Itali, 5 muaj në Big dhe pastaj një jetë komplet tjetër jashtë.

Kisha nevojë të merrja kohën time, pastaj kemi ca projekte të tjera unë me Romeon. Unë i bëj gjërat me qejf, jo për diçka tjetër dhe ndaj më duhej kohë. Nuk isha gati.” – ka thënë Heidi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.