‘’Bajraktarët ishin të Prishtinës’’, Vuçiç: Po të mos ishte KFOR nuk do të qëndronin gjatë në ajër

Aktivitetet e zbulimit të dronëve Bajraktar kanë shërbyer për të vlerësuar aftësitë operacionale të forcave të armatosura serbe. Kështu thotë presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili ju rikthye çështjes gjatë pjesëmarrjes në një stërvitje ushtarake. Por pas stuhisë së reagimeve që shkaktoi deklarata e tij një ditë më parë, për Bajraktarët shqiptarë, ai sqaroi se dronët […]

Korrik 4, 2024 - 21:20
 0
‘’Bajraktarët ishin të Prishtinës’’, Vuçiç: Po të mos ishte KFOR nuk do të qëndronin gjatë në ajër

Aktivitetet e zbulimit të dronëve Bajraktar kanë shërbyer për të vlerësuar aftësitë operacionale të forcave të armatosura serbe. Kështu thotë presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili ju rikthye çështjes gjatë pjesëmarrjes në një stërvitje ushtarake.

Por pas stuhisë së reagimeve që shkaktoi deklarata e tij një ditë më parë, për Bajraktarët shqiptarë, ai sqaroi se dronët kishin qenë të Prishtinës. Sipas tij, ata ishin ngritur nga Gjakova më 5 dhe 20 qershor.

“Ne i kemi parë si në pëllëmbë të dorës. Po të kishte ndodhur në një periudhë tjetër nuk do të kishin qëndruar gjatë në ajër, meqenëse është një zonë nën kontrollin e KFOR. Ne e respektojmë zonën e kontrolluar nga KFOR. Ata bëjnë punën e tyre ne bëjmë tonën”, tha Vuçiç.

I pyetur se çfarë do të kishte ndodhur nëse ato dronë do të ishin nga Tirana, Vuçiç tha:  “Nuk do të ishte problem i madh sigurie për ne, nuk do të ishte problem”.

Duke ju përgjigjur pretendimeve të disa analistëve ushtarakë që thanë se objektivi i Bajraktarëve ishte mbrojtja ajrore serbe, ai tha se ka pasur më shumë objektivë, por nuk do të fliste për këtë.

Vuçiç i bëri këto komente gjatë stërvitjes taktike ushtarake me gjuajtje të drejtpërdrejtë të pagëzuar si “Sulmi i zjarrtë 2024”, ku morën pjesë edhe forcat hungareze. Mediat e kanë pagëzuar si bashkëpunimin më të madh ushtarak mes dy vendeve pa u anëtarësuar në aleanca.

Siç bëri të ditur Vuçiç, në stërvitje qytetarët kanë mundur të shohin përherë të parë në aksion, dronët kamikazë “Mushkonja 2”,  SM-1 dhe SM-2, e po ashtu raketahedhëses, Millosh.

Aktiviteti ju kushtua kryesisht mjeteve pa pilot, me Vuçiç që tha se deri në shtator pret 1 mijë dronët e parë “Mushkonja”, të prodhuar në vend.

Nenad Miloradoviç, zyrtari në Ministrinë e Mbrojtjes tha se ushtria duhet t’i përgjigjet “daulleve të luftës të të mëdhenjve që dëgjohen rreth nesh”, duke përgatitur edhe forcat e armatosura.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.