Demiral e pëson si Mirlind Daku, UEFA ndëshkon heroin e turqve, shpëton Bellingham

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë ndaj Austrisë, teksa realizoi dy golat që e çuan kombëtaren e tij në çerekfinale ndaj Holandës. Megjithatë, tashmë trajneri Montella duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin, i cili është pezulluar nga UEFA me dy ndeshje, njësoj siç ndodhi edhe me Mirlind Dakun. Demiral çoi duart lart duke bërë me […]

Korrik 4, 2024 - 22:20
 0
Demiral e pëson si Mirlind Daku, UEFA ndëshkon heroin e turqve, shpëton Bellingham

Merih Demiral ishte heroi i Turqisë ndaj Austrisë, teksa realizoi dy golat që e çuan kombëtaren e tij në çerekfinale ndaj Holandës.

Megjithatë, tashmë trajneri Montella duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin, i cili është pezulluar nga UEFA me dy ndeshje, njësoj siç ndodhi edhe me Mirlind Dakun. Demiral çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste.

Ndërkohë, ka shpëtuar Bellingham, i cili është gjobitur vetëm me 20 mijë euro pas gjestit të turpshëm në fund të ndeshjes ndaj Sllovakisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.