Vijon ende zjarri në Qafën e Llogarasë, kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Flakët favorizohen nga era

Zjarri në Qafën e Llogorasë vijon të jetë ende aktiv, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era. Kështu deklaroi për mediat drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara i cili tha se nga ana tjetër, vatra e zjarrit në Dhërmi është vënë nën kontroll. Sipas Carës, në Qafën e Llogorasë ndodhen rreth 40 forca zjarrfikëse dhe […]

Korrik 4, 2024 - 22:45
 0
Vijon ende zjarri në Qafën e Llogarasë, kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Flakët favorizohen nga era

Zjarri në Qafën e Llogorasë vijon të jetë ende aktiv, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era. Kështu deklaroi për mediat drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara i cili tha se nga ana tjetër, vatra e zjarrit në Dhërmi është vënë nën kontroll.

Sipas Carës, në Qafën e Llogorasë ndodhen rreth 40 forca zjarrfikëse dhe po ashtu i janë bashkuar edhe Policia e Shtetit dhe Emergjencat Civile. I pyetur nëse rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë, Cara u shpreh se pritet që zjarri të vihet nën kontroll.

Kemi patur dy vatra zjarri paralele, një në Himarë dhe një në Llogora. Fatmirësisht vatrën e zjarrit në Llogora e vumë në kontroll shumë shpejt. Më pas jemi zhvendosur këtu në qafën e Llogorasë ku po punojmë për shuarjen e vatrës së zjarrit, por era e favorizon shumë. Kemi 135do gjë në kontroll, kemi rreth 40 forca zjarrfikëse që po punojnë, na janë bashkuar Policia e Shtetit, Emergjencat Civile. Mendoj që do ta vëmë në kontroll shumë shpejt”, u shpreh ai.

ATSH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.