Orban do të takohet me Putinin në Moskë, reagon BE-ja

Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Moskë. Kjo vizitë vjen pas takimit të Orban me presidentin ukrainas  Volodymyr Zelensky. Gjatë

Korrik 4, 2024 - 22:45
 0
Orban do të takohet me Putinin në Moskë, reagon BE-ja

Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Moskë.

Kjo vizitë vjen pas takimit të Orban me presidentin ukrainas  Volodymyr Zelensky. Gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, Orban ia paraqiti Zelenskyt një propozim për armëpushim, teksa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainë po vazhdojnë për më shumë se dy vjet.

Lidhur me këtë vizitë të kryeminisytrit hungarez më 5 korrik në Moskë, ka reaguar dhe Charles Michel,  presidenti i Këshillit Evropian.

Përmes një postimi në platformën “X” ai shkruan: Presidenca e rradhës së BE-së nuk ka mandate  për të dialoguar me Rusinë në emër të Bashkimit Evropian. Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresori, Ukraina është viktima. Asnjë diskutim për Ukrainën nuk mund të bëhet pa Ukrainën.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.