Britania e Madhe ka një udhëheqës të ri, Rishi Sunak humb zgjedhjet, triumfojnë Laburistët

Partia Laburiste ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes. Ata kanë fituar 326 vende, numri vendimtar që u

Korrik 5, 2024 - 08:20
 0
Britania e Madhe ka një udhëheqës të ri, Rishi Sunak humb zgjedhjet, triumfojnë Laburistët

Partia Laburiste ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të së enjtes. Ata kanë fituar 326 vende, numri vendimtar që u siguron atyre një shumicë parlamentare dhe siguron që Keir Starmer të bëhet kryeministër në orët e ardhshme.

Kryeministri në largim dhe kreu i Partisë Konservatore Rishi Sunak pranoi humbjen, duke thënë: “Më vjen keq”.

“Partia Laburiste ka fituar këto zgjedhje të përgjithshme,” tha Sunak, duke shtuar se ai kishte telefonuar Starmer për ta uruar atë dhe për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ky moment shënon fundin e një epoke dhe fillimin e një epoke tjetër; Konservatorët kanë qeverisur Britaninë për 14 vjet, por laburistët i kanë rrëzuar ata nga pushteti për herë të parë që nga viti 1997.

Pesë vjet më parë, kur konservatorët fituan një shumicë dërrmuese, ky moment do të dukej i paimagjinueshëm.

Laburistët janë në rrugën e duhur drejt një shumice të madhe që do ta bëjë Starmer një kryeministër të fuqishëm. Ai do të udhëtojë në Buckingham Palace të premten për të marrë zyrtarisht kontrollin e vendit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.