Gjermania arrin marrëveshjen për buxhetin e vitit 2025, “rrëzohet” kërkesa e ministrsë së Financave për të kursyer 30 mld dollarë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe partnerët e tij të qeverisë kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin e vitit 2025 pas javësh negociatash, tha

Korrik 5, 2024 - 09:10
 0
Gjermania arrin marrëveshjen për buxhetin e vitit 2025, “rrëzohet” kërkesa e ministrsë së Financave për të kursyer 30 mld dollarë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe partnerët e tij të qeverisë kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin e vitit 2025 pas javësh negociatash, tha një burim pranë koalicionit këtë mëngjes, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë që kërcënoi unitetin e qeverisë gjermane.

“Kishte një marrëveshje” brenda natës midis Scholz, Zëvendës-Kancelarit dhe Ministrit të Ekonomisë Robert Habeck ( Të Gjelbrit), Ministrit të Financave Christian Lindner (Demokratët e Lirë, FDP), të cilët u takuan të enjten pasdite, tha burimi.

Shkaku i krizës ishte kërkesa e ministrisë së Financave për të kursyer rreth 30 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

Të Gjelbrit dhe shumë figura socialdemokrate kanë kërkuar që të lejohet rritja e deficitit buxhetor në mënyrë që të ringjallet ekonomia dhe të financohet riarmatimi i Gjermanisë përballë kërcënimit rus.

Sipas burimeve qeveritare që folën për DPA dhe mediat gjermane, qeveria do t’i përmbahet frenimit të borxhit në vitin 2025.

Kjo masë i lejon Gjermanisë të ketë një deficit buxhetor federal prej 24 miliardë eurosh në 2025.

Sot në mëngjes kancelari gjerman do të prezantojë marrëveshjen para grupeve parlamentare të tri partive në qeveri: Social Demokratët (SDP), të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.