Iranianët votojnë sot në zgjedhjet e përsëritura presidenciale

Iranianët po votojnë këtë të premte në zgjedhjet e përsëritura presidenciale, tha ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi në televizionin shtetëror iranian . Zgjedhjet po zhvillohen

Korrik 5, 2024 - 09:10
 0
Iranianët votojnë sot në zgjedhjet e përsëritura presidenciale

Iranianët po votojnë këtë të premte në zgjedhjet e përsëritura presidenciale, tha ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi në televizionin shtetëror iranian .

Zgjedhjet po zhvillohen mes apatisë së elektoratit, por edhe përshkallëzimit të tensioneve rajonale.

Zgjedhjet presidenciale të Iranit do të vendosen mes kandidatëve, reformistit Masoud Pezeshkian dhe ultrakonservatorit Saeed Jalili, të cilët mbizotëruan në raundin e parë, ku pjesëmarrja ishte më e ulëta që nga fillimi i Republikës Islamike në vitin 1979.

Në raundin e parë arriti në 39.92%, teksa zgjedhjet në fund të shekullit të 20-të arritën në 80%.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.