Kultivonin kanabis në Skrapar, arrestohet 31-vjeçari, e pëson edhe i vëllai

Policia e Skraparit ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka proceduar vëllanë e tij pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve janë asgjësuar 342 bimë cannabisi, ndërsa janë sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak. “Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. Q., 31 vjeç dhe u procedua në […]

Korrik 5, 2024 - 10:50
 0
Kultivonin kanabis në Skrapar, arrestohet 31-vjeçari, e pëson edhe i vëllai

Policia e Skraparit ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka proceduar vëllanë e tij pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve janë asgjësuar 342 bimë cannabisi, ndërsa janë sekuestruar fara dhe sasi të kësaj lënde, si dhe fishekë luftarak.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. Q., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. Q., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Krastë”, njofton policia.

Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari është autor i kultivimit të 342 bimëve narkotike, në fshatin Krastë, si dhe se kishte hapur 100 gropa në zonë, me qëllim kultivimin e bimëve të tjera.

Në pamjet e siguruara gjatë periudhës hetimore, ky shtetas shfaqet duke u kujdesur vazhdimisht për bimët narkotike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.