Vrau një të pafajshëm pasi ngatërroi objektivin, pas lirimit nga burgu 60-vjeçari u vu në shërbim të klanit mafioz shqiptar

ITALI – Një person i dënuar për vrasje, pas lirimit nga burgu ishte vënë në shërbim të krimit të organizuar shqiptar. Sipas medieve

Korrik 5, 2024 - 11:40
 0
Vrau një të pafajshëm pasi ngatërroi objektivin, pas lirimit nga burgu 60-vjeçari u vu në shërbim të klanit mafioz shqiptar

ITALI – Një person i dënuar për vrasje, pas lirimit nga burgu ishte vënë në shërbim të krimit të organizuar shqiptar.

Sipas medieve italiane, ai ishte një korrier kokaine midis rrethinave të Milanos dhe Valtellinës.

Në vitin 1994 ai vrau një kalimtar të rastësishëm në Menton. Objektivi ishte sipërmarrësi Guido Sermenghi.

Për atë krim, i cili sipas gjykimit ishte porositur nga ish-bashkëshortja e viktimës dhe organizuar nga avokati i saj, burri kreu 24 vite burg.

Tashmë, në moshën 60-vjeçare, ai u shndërrua në “shërbëtor” të krimit shqiptar.

Droga ishte e destinuar në veçanti për Livigno, por në përgjithësi për të gjithë Alta Valtellina. Banda drejtohet nga një pjesëtar i njohur i mafies shqiptare, aktualisht i lirë.

Operacioni (i quajtur “Après-ski”) ishte konsoliduar në mars 2024, por më pas hetimet vazhduan, duke dokumentuar transportin dhe shitjen e kokainës për llogari të klanit shqiptar.

Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua hashash me peshë përkatësisht 44.40 dhe 4.10 gram si dhe 3 bimë marihuanë dhe 2 aparate celularë. Burri u arrestua në Triuggio (Monza-Brianza)./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.