“Do më vrasin se jam lesbike myslimane”, shqiptarja humb betejën ligjore 6-vjeçare në Angli

Një azilkërkuese shqiptare lezbike mund të deportohet pas një beteje ligjore gjashtëvjeçare, në të cilën apeli i saj “i pashpresë” kundër largimit shkoi deri në Gjykatën e Lartë. E njohur vetëm si L.A, e cila hyri fshehurazi në Britani në anën e pasme të një kamioni në nëntor 2018, pohoi se si lezbike myslimane do […]

Korrik 5, 2024 - 11:40
 0
“Do më vrasin se jam lesbike myslimane”, shqiptarja humb betejën ligjore 6-vjeçare në Angli

Një azilkërkuese shqiptare lezbike mund të deportohet pas një beteje ligjore gjashtëvjeçare, në të cilën apeli i saj “i pashpresë” kundër largimit shkoi deri në Gjykatën e Lartë.

E njohur vetëm si L.A, e cila hyri fshehurazi në Britani në anën e pasme të një kamioni në nëntor 2018, pohoi se si lezbike myslimane do të persekutohej nëse largohej nga Britania e Madhe dhe kthehej në Shqipëri.

Kjo ndodhi pavarësisht se një gjykatës vendosi se nuk kishte asnjë provë për ndonjë rrezik që ajo të lëndohej ose persekutohej nëse kthehej në vendin e saj.

Tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë e hodhën poshtë ankesën e saj kundër dëbimit. Ata urdhëruan që ajo të paguante shpenzimet ligjore të Qeverisë dhe e bënë të qartë se aplikime të ngjashme për leje apelimi nuk duhet të paraqiteshin para gjykatës në të ardhmen.

L.A mund të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Numri i ankesave të pazgjidhura kundër largimit nga azilkërkuesit është katërfishuar brenda një viti, duke arritur në 27,000 . Ata mund të ngecin në gjykata për vite me radhë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.