Lëvizte me armë dhe municion në rrugët e fshatit, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar që lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armën dhe municionin, në çantë. Si pasojë e këtij operacioni të koduar “Second”, janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak. “Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga poseduesi […]

Korrik 5, 2024 - 12:05
 0
Lëvizte me armë dhe municion në rrugët e fshatit, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar që lëvizte në një rrugë të fshatit Gjinar, me armën dhe municionin, në çantë.

Si pasojë e këtij operacioni të koduar “Second”, janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak.

“Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga poseduesi i armës dhe i municionit, shtetasi K. B., 21 vjeç, banues në fshatin Shelcan. Nga kontrolli në çantën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 30 fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.