Tre vetëvrasje në Korçë, dy gra hidhen nga lartësia, e treta konsumon fostoksinë nga varfëria

Tre gra i kanë dhënë fund jetës brenda 24 orëve të fundit në Korçë. Dy prej tyre u hodhën nga lartësitë e banesave

Korrik 5, 2024 - 12:30
 0
Tre vetëvrasje në Korçë, dy gra hidhen nga lartësia, e treta konsumon fostoksinë nga varfëria

Tre gra i kanë dhënë fund jetës brenda 24 orëve të fundit në Korçë. Dy prej tyre u hodhën nga lartësitë e banesave ku jetonin, ndërsa një e tretë piu fostoksinë.

Rasti më i fundit është ai i një 67-vjeçareje e cila mëngjesin e kësaj të premteje është hedhur nga ballkoni i apartamentit ku banonte në kat të 7 duke përfunduar në platformën fundore të pallatit, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vite më parë gruas i kishte vdekur djali i vetëm, një humbje që i kishte shkaktuar tronditje të thellë, pasi shpesh i thoshte bashkëshortit se jeta e tyre kishte marrë fund.

Por këtë herë, ajo i ka kërkuar burrit të saj të bënte pazarin e ditës e në momentin kur është ndodhur e vetme ka hapur dritaren e ballkonit dhe është hedhur.

Në kushte rënda psikologjike, edhe një grua tjetër 49 vjeç i dha fund jetës, duke u lyer fillimisht me benzinë dhe me pas u hodh nga kati i 4 i pallatit ku jetonte.

49-vjeçarja u transportua menjëherë ne spitalin e Traumës në kryeqytet, por nuk iu mbijetoi dot lëndimeve të rënda.

Rasti i tretë u shënua në fshatin Kuç i Zi në Korçë, ku një 62-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Ajo ishte e vetme në banesë dhe megjithëse familjarët e çuan me urgjencë në spital ajo nuk ia doli dot.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë varfëria ekstreme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.