Babë e bir godasin me thikë të riun, arrestohet 54-vjeçari, në kërkim djali

Një 54-vjeçar në Divjakë është vënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me djalin e tij plagosën me thikë 23-vjeçarin. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në darën 3 korrik dhe shkak mendohet të kenë qenë motivet e dobëta. Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin dhe po punohet intensivisht për […]

Korrik 5, 2024 - 13:20
 0
Babë e bir godasin me thikë të riun, arrestohet 54-vjeçari, në kërkim djali

Një 54-vjeçar në Divjakë është vënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me djalin e tij plagosën me thikë 23-vjeçarin.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në darën 3 korrik dhe shkak mendohet të kenë qenë motivet e dobëta.

Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.

I riu që mbeti i plagosur ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin L. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.